Sulmi në Australi: Përplasi me veturë këmbësorët, pastaj vrau tre veta – publikohen pamjet tronditëse (Video)

20.01.2017 10:23:49

Nga një sulm në qytetin Melbourn të Australisë kanë mbetur të vdekur 3 persona, ndërsa janë plagosur 20 të tjerë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një sulm kur një person me veturë ka përplasur qëllimisht këmbësorët, ku pastaj ka dalë nga vetura dhe ka shtënë me armë.

Gjithsesi, policia vendase ka thënë se është arrestuar sulmuesi dhe se nuk ka të dhëna se bëhet fjalë për ndonjë sulm terrorist.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje që tregojnë momentin e ngjarjes, gjegjësisht sulmit.