“Sulmi në kishën ‘Shën Nikolla’, tregues se Serbia kundërshtoi me të drejtë Kosovën në UNESCO”

10.09.2016 15:01:36

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka dënuar sulmin e fundit në kishën serbe “Sveti Nikolla” e cila ndodhet brenda kampusit universitar të Prishtinës. “Për herë të njëqindët, doli se ky është një reflektim i urrejtjes së popullit serb dhe faltoret e saj të shenjta.

Të ashtuquajturat Autoritete të Kosovës javë më parë sa nuk nxorën çdo pëllëmbë të tempullit, duke kërkuar për krimet e luftës lidhur me kishën serbe, e pas kësaj u përpoqën edhe për të shkatërruar atë me vendosje të zjarrit”, ka thënë Daçiq.

Sipas tij, Prishtina sot, për fat të keq, është rasti më i madh i spastrimit etnik të serbëve, për shkak të 40 mijë njerëzve që kishin jetuar aty 30 vjet më parë, e që sot kanë mbetur vetëm disa.

Njëherë gënjeshtrat që shqiptarët e Kosovës kanë përhapur kudo në lidhje me gjenocidin kundër shqiptarëve, kështu që tani ata duan të shkatërrojnë tempullin dhe çdo gjurmë të serbëve në Prishtinë. Ja është një tregues se si Serbia kishte të drejtë kur ka kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO”, ka thënë Daçiq.

Ai shtoi gjithashtu se ata që kanë përdhosur kishën serbe nuk mund të jenë kujdestarët e tyre.

Unë mendoj tani të shihni edhe ato vende që mbështetën hyrjen e Kosovës në UNESCO, unë mendoj se ata mund të shohin se ku duan ata të besojnë për mbrojtjen e trashëgimisë serbe në Kosovë”, ka përfunduar Daçiq.