Sulmi në Paris, terroristi me thikë kishte lindur në Çeçeni

13.05.2018 11:11:26

Terroristi që goditi kalimtarët të shtunën në Paris është një shtetas i lindur në Çeçeni në vitin 1997. Terroristi vrau një 29-vjeçar dhe plagosi katër persona të tjerë në rrethin e Opéras, para se të vritej nga policia.

Ministri i Brendshëm Gérard Collomb tha se viktima e sulmit ishte një kalimtar 29-vjeçar, por nuk dha detaje të mëtejshme. Collomb tha se katër të plagosurit janë “jashtë rrezikut” për jetën.

Ndërkohë terroristi i dyshuar bërtiti “Allahu Akbar” (Perëndia është më i madhi), thanë dëshmitarët. I ashtuquajturi Shteti Islamik (IS) më vonë tha se një nga “ushtarët” e tij e kishte kryer sulmin.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha: “Franca ka paguar sërish me gjak, por nuk do t’i falë asnjë centimetër armiqve të lirisë”.

Sipas dëshmitarëve, i riu kishte mjekër dhe flokë të gjatë dhe mbante një kostum. Ai kishte ardhur në lagjen Opera-Quatre Septembre me metro dhe filloi të qëllonte njerëzit që sapo kishin dalë nga stacioni, raporton radio France Inter.

Sipas burimeve në raportet e gjykatës prindërit 21-vjeçarit qëndrojnë në paraburgim policor, për t’u marrë në pyetje.