Sulmi në Stamboll, PD: Dënojmë aktin terrorist, ngushëllime familjeve të viktimave

03.01.2017 02:14:35

Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate për sulmin në një lokal natën e Vitit të Ri në Stamboll, ku humbën jetën 39 persona. PD shpreh ngushëllime për familjet e viktimave, ndërsa dënon aktin terrorist.

DEKLARATA E PLOTE E PD:
Partia Demokratike dënon me forcë aktin terrorist që goditi Turqinë duke lënë 39 viktima dhe shumë të plagosur natën e ndërrimit të viteve.

Duke shprehur dhimbje dhe ngushëllime për familjet e viktimave, Partia Demokratike rikonfirmon mbështetjen dhe solidaritetin e plotë me popullin dhe autoritetet turke duke theksuar se do të jemi përherë në krah në çdo betejë për liri dhe vlera demokratike.