Sulmohet një kazino në Leposaviq, grabiten 100 mijë dinarë

21.01.2017 15:06:28
Persona të pa njohur kanë sulmuar një lokal të lojërave të fatit në Leposavic, dje në mëngjes.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ankuesi mashkull K/Serb, menaxher i një lokali të lojërave të fatit, ka informuar se  dy persona të panjohur nën kërcënimin e thikave, i kanë grabitur 100.000 dinar dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkohë, njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin.