Sulmuesi afër muzeut Louvre në Paris, i shtrirë për tokë, pasi është qëlluar nga ushtari francez (Foto)

03.02.2017 15:53:16

Një ushtar francez ka qëlluar mbi një burrë, i cili kishte sulmuar një ushtar tjetër, në afërsi të Muzeut Louvre në Paris.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, sulmuesi, në dorë kishte një thikë dhe në momentin kur kishte tentuar të realizonte sulmin kishte bërtitur “Allahu akbar”.

Pasi ishte qëlluar me armë nga një ushtar francez, ai ishte plagosur pasi siç thuhet po tentonte për të hyrë në Carrousel du Louvre, një qendër nëntokësore tregtare nën muze.

Ai po mbante dy qese, kur ai u ndal nga ushtarët që po patrullonin zonën si operacion, pjesë e sigurisë së vënë në vend, pas një valë të sulmeve vdekjeprurëse terroriste në Francë.

Mediat e huaja kanë publikuar një fotografi ku thuhet se shihet sulmuesi, i shtrirë për tokë, pasi ishte qëlluar nga ushtari francez.

View image on Twitter