Ta pifsha ujin për shnet, oj Jetë!

08.04.2018 08:38:37

Nga Sinan Kastrati, Suedi

Drejtoria e Financave, Drejtoria Politike, Drejtoria Politike e Ushtarake, Gjykata Ushtarake e Burgjet e “ushtrisë çlirimtare”   

Po ta fali Jakupin

Hasha në siklet

Mbrëmë e shikova një emision, “Jeta në Kosovë” me Hashim Thaqin e Albin Kurtin dhe Behgjet Pacollin të datës 29 mars 2018, të Jeta Xharrës.

Jeta Xharra ia qiti Hashim Thaqit gjatë intervistës ujin. Ajo me shumë krenari e sypatrembur kërkonte nga Hashim Thaqi, që nuk ia ndante gjatë gjithë kohës, duke i thënë Hashim thaqi e jo president e duke kërkuar përgjigje konkrete nga ai.

Hasha është mësuar me gazetarët e diciplinuar të RTK-së që nuk i lë ta pyesin por përgjigjet si inxhja Atifete gazetares gjermane.

Rrenë e kulluar

 Ishte përgjigja më e shpeshtë e Hashimit dhënë Jetës, kur u pyet se a ishte Hashimi spiun i Francës, për premtimet për themelimin e ushtrisë së Kosovës, liberalizimin e vizave, demarkacionin, thikën pas shpine dhe … për Gjergj Dedajn e Veli Byqyqin.

 Për Gjergjin dhe “shuplakat” që ia kishte dhënë Hasha Gjergjit, si “drejtor politik” gjatë “luftës” pa pikë turpi tha ai se nuk janë të vërteta, janë “rrena të kulluara”.

O Hashim, a i ke “dy gisht  ftyrë apo dy hekter”?

 Po ti nuk e ke rreh vetëm Gjergjin por Gjergji është si ti, është si “Leci i lecve” që për një “zëvëndës ministër” i falë edhe gjakun e pesë vëllezërve.

Hashim ti e ke rreh Gjergjin dhe mirë ia ke bërë. Po ta kishe rreh dy herë Gjergjin , ai tash ishte ministër dhe do të kishte një zyrë ku mund të “punonte” edhe më shumë për Kosovën?

Por të bëhemi pakëz më serioz e jo si ti, Hashim. Dua të flasim me fakte se me të lënë ty me folur, nuk din tjetër me thënë, veç me i përsërit si pllakat e prishura të gramafonit “edhe kjo është rrenë e kulluar”.

Hashim po rren

E unë po të them edhe ty: Hashim po rren. Qe fakte e jo fjalë e rrena:

“Gjergj Dedaj në Rubikon të KTV-së: Thaçi më torturoi”, Periskopi.com 30 Janar 2017, 22:33

“Dikur lavdëroi qeverinë e udhëhequr nga Hashim Thaçi aq shumë sa kishte thënë se Qeveria Thaçi meriton çmimin Nobel. Ish-partneri i PDK-së dhe Hashim Thaçit në qeveri, kryetari i PLK-së, Gjergj Dedaj kishte vendosur që të hapë dosjen ndaj ish-kryeministrit Hashim Thaçi. Ish-zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, e më pas edhe zëvendësministër i Transportit, ka shpërthyer me akuza të rënda për kreun aktual të ekzekutivit të vendit.

Dedajt më së shumti i ka mbetur hatri për një ngjarje që kishte ndodhur gjatë kohës së luftës në Drenicë.

“Në vitin 1998 Thaçi e ka ndalur delegacionin e shtetit të Kosovës. Unë isha nënkryetar i Kuvendit. Ishim në vizitë në zonat e luftës. Na ka ndalu Hashim Thaçi me njerëzit e tij. Tha, jeni të arrestuar. Arsyeja, thjesht që jeni parti që e përkrahni Ibrahim Rugovën. Ka pas maltretim fizik, psikik, moral…disa anëtarë të delegacionit janë torturu edhe fizikisht. Edhe unë jam maltretu fizikisht. Ai edhe na ka marrë në pyetje, na ka bërë presion. Është një krim, e jo një incident”, ka rrëfyer Dedaj në emisionin Rubikon në KTV”.

“Si e kishte rrahur presidenti Thaçi, zëvendësministrin e Jashtëm?”, Insajderi , 08.11.2017 14:25

“Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj është njëri prej të arrestuarve të UÇK-së, në vitin 1998.

Dedaj së bashku me një delegacion të LDK-së kishte vizituar zonën e luftës në Drenicë. Por, misioni i tyre ishte ndalur në gjysmë. Anëtarët e delegacionit ishin arrestuar”.

“Gjergj Dedaj flet për Gjykatën Speciale – dikur e kishte denoncuar Thaçin për maltretime fizike e psikike, GazetaExpress E diel, 24 Dhjetor 2017 18:02

“Gjykata Speciale duhet të shfuqizohet dhe të themelohet në Kosovë. Komandantët e UÇK’së nuk e kanë vendin ku është gjykuar Milloshevici e Shehsheli. Serbia ka kryer krime e gjenocid. E jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Prokurorët vendorë duhet të merren me secilën vrasje që ka ndodhur para, gjatë dhe pas luftës. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, flet për Express.

Gjergj Dedaj, Kryetar i Partisë Liberale të Kosovës, në dhjetor të vitit 2011, e kishte denoncuar në “Rubikon” të KTV’së Hashim Thaçin, se në vitin 1998 kishte ushtruar, për tri ditë e tri net rresht, maltretime fizike, psikike dhe morale ndaj një delegacioni që vizitonte Drenicën.

“Hashim Thaçi edhe na ka marrë në pyetje, na ka bërë presion. Na ka maltretuar fizikisht, psiqikisht, moralisht….

Është një krim, e jo një incident”, pati thënë Dedaj.

Dedaj është i vetmi që ka folur publikisht për këtë arrestim. Ai e pati akuzuar presidentin Hashim Thaçi se kishte maltretuar fizikisht”.

Hashim Thaqi, nëse nuk janë këto fakte të mjaftueshme, ose ti ”ke harrua”, unë të ofroj fakte të tjera që ti je një rrenacak profesionist, një njeri i lig, që je ngritur mbi varret e varrtë (plagët) e viktimave tua deri te presidenti, që me shumë lezet pe përdor fjalën ”president”.

Hashim, premtimet tua janë si P… e kalit teknefec.

Shpresoj se për ty dhe me ty do të mirret Gjykata Speciale.

E tash Hashim, po dale përseri e po llafosi me ish “bashkëluftarët” e “bashkëpuntorët” e tu, për Azem Sylën, Rexhep Selimin, Bislim Zyrapin e Jakup Krasniqin, “dëshmitarë” të kohës së “luftës”.

Ata në gjykimin kundër Fatmir Limajt, i dyshuar për vrasjen e Ramiz Hoxhës e Selman Binishit, sikurse ti, pa fije turpi, rrejtën apo më saktë nuk pranuan se ka “pasur Polici Ushtarake, Zingjir komandues e sa për kumtesat e asaj policie, që ishin publikua në “Zërin e Kosovës” që ishte “zëri I popullit”, ata nuk dinin “asgjë”.

Pra, sipas tyre, “teritori i çliruar i Malishevës”, nuk paska qenë çliruar, nën kontrollin e uçk-së dhe nga “ushria” juaj fantazmë. Kështu thot bibili Fatmir Lima, me fakultet juridik. Po atherë pse Fatmir Lima me kerr limuzinë, me shoferë e me bandën e vetë u gjetë pas 3, 4 minutave te kufomat e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit, afër katundit të Banjës?

Pse Fatmir Lima e çarmatosi një ushtar të uçk-së dhe kusheri të Enver Hoxhës, gjithashtu ushtar i uçk-së dhe djalit të Ramiz Hoxhës?

Vetvetiu shtrohet pyetja për të gjithë “komandantët:

-A kishte Drejtori Politike, me “drejtor”, Hashim Thaqin, tash president?

A kishte Gjykatë Ushtarake me në krye Sokol Dobrunën?

A kishte “ushtria” juaj burgje?

Me të vërtetë, Hashim, – A kishte vërtetë Drejtori të Financave të Ushtrisë Çlirimtare?  

Hashim, herët e vonë, ti me ata shokët duhet ta thoni të vërtetën! E ajo e vërtetë është se “puna juaj, lufta juaj”, ka qenë rrenë e kulluar.

Po ta fali Jakupin

E tash po kthehem në Turjakë dhe po mahitemi pakëz se edhe ashtu po na dhem kryet prej “komandantëve”

Turjaka është katundi im. Aty kam lindur dhe jam rritur. Në Turjakë kam njohur shumë burra trima e pleq që nuk janë më.

Në Turjakë  e në Zatriq ka pasur edhe Qaushë, Bajram Qaushi i Mahallës së Goqve (oficeë) e udhëheqës të disa luftërave, asaj të Nishit, më 1978, Dan Zatriqi dhe kësaj të Urës së Ibrit, më 1943, ku shqiptarët të prirë nga një turjakas, Avdi Hamidi, Haxhi Fazlia i Carravranës dhe Sadri Hyseni i Damanekut kanë shkua deri te Pazari i Ri (tash Novi Pazar).

Ata burra, oficerë e pleq (1*) nuk kanë pasur fjalë si ti e Kadri Veseli që do të shkoni deri te Molla e Kuqe e në Nish e “ushtarët serbë do të ktheheshin të vrarë” në Serbi. Pallavra

Mstafë Balia a kân djali i axhës tem e vëllai i Jakup Kastratit, ish kryetar i LDK-së dhe kryetar i Komunës së Malishevës, që Hashim Thaqi, gjatë “luftës”,më saktë më 30 tetor 1998 e ka kidnapua ne¨Dragobil, bashkë me Cen Deskun.

Mstafa a kân djali më i madh i bacës Bali (Bali Imerit). Mas Mstafës, janë kanë Jakupi,moshatar imi, Arifi, Idrizi, Haziri, Ilazi dhe Hanumshahi.

Hiç ma trim të qartur se Mstaf Balia nuk ka pasur në ato katunde.Ai nuk ka dit shka âsht tuta e shka qet pushka për grykë

Ai një kohë ka punuar në Zvicër.

Njëherë duke pirë me një boshnjak, në Zvicërr, e ka pasur në huj pijen, kur e zu pija boshnjakun ia nis me kajt, tregonte Mstafa, tsh i ndjerë. Kështu e ka pija. Dikush kan e dikush kesh.

Mstafa i bërtet bashnjakit:

 -Shka dreqin ki qi pa kan?

-Nuk kam asni v`lla!

-Sa pi don me ti dhân?

-Jakupin ma t`parin pe ta fali!

-Merre e ja psh hajrin!

Idrizin e kum sa me ma qel rrejen (2*)

 Më 1984, ka pas ra ni borë e madhe në Kosovë. Kush i kishte shpiat e vjetra, filluam me u shem e kulmet bishin në toke prej borës së madhe. Liman Avdisë, ju ka pas rrxu shpia.

Mstafa n`qat borë e merr Idrizin, vëllain e tretë e shkon në Damanek te dajt e babës Bali. Kur dalin Syle Januzt e shohin Mstafën me Idrizin, quditen. Mstafa nuk hecte me gjithë kun. Daja Murat, djali i madh i Sadri Hisenit, i thot:

-Mstaf, a me Idrizin je ardh a?

-Daja Murat, Idrizin e kam marr se me ma qel rrejen.

1* plak, pleq e ka kuptimin e njerëve të menqur e që kan da pleqni

2* Me qel rrejen, borën me e largua nga rruga

  1. S. E hoqa linkun për shkak të ngarkesës, për shkrimet :

“Si e kishte rrahur presidenti Thaçi, zëvendësministrin e Jashtëm?”, Insajderi , 08.11.2017 14:25,

 “Gjergj Dedaj në Rubikon të KTV-së: Thaçi më torturoi”, Periskopi.com 30 Janar 2017, 22:33 dhe shkrimin e tretë e të fundit për sot:

 

“Gjergj Dedaj flet për Gjykatën Speciale – dikur e kishte denoncuar Thaçin për maltretime fizike e psikike”, GazetaExpress E diel, 24 Dhjetor 2017 18:02

Malmö, 8 prill 2018