“Tadiq dhe Jeremiq ju kërkuan rusëve të mos e ndalonin pavarësinë e Kosovës”

15.04.2021 13:32:53

Portali serb telegraf.sr, pretendon se ka siguruar një dokument të inteligjencës Ruse në të cilën dëshmohet se diplomacia serbe e Boris Tadiq kishte kërkuar të mos e pengojë pavarësimin e Kosovës në OKB. Vuk Jeremiq atëbotë Ministër i Jashtëm i Serbisë me kërkesë të Presidentit të atëhershëm të Serbisë Boris Tadiq, kishin kërkuar nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin që diplomacia ruse të mos pengojë procesin e pavarësimit të Kosovës. Gazeta serbe telegraf.rs ka siguruar një dokument për një takim të mbajtur me 28 nëntor të vitit 2005, në të cilin precizohet që krye-diplomati Jeremiq kishte ardhur si i dërguar i veçantë i Presidentit Tadiq, me kërkesën e të cilit e kishin lutur shefin e Kremlinit që Rusia mos ta pengojë Pavarësinë e Kosovës me ndikimin e saj të Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Tri vite më vonë nga ky takim Kosova e kishte shpallur Pavarësinë e saj, konkretisht me 17 shkurt 2008. Më tutje në këtë dokument shkruan se Jeremiq i kishte shpjeguar palës ruse se mos pavarësimi i Kosovës dhe zgjidhja e kësaj çështje do të thotë destabilizim i Ballkanit, por edhe i forcave djathtiste në Ballkanin Perëndimor.