Tahir Isufaj kandidat i LDK-së për kryetar të Junikut

19.08.2017 21:20:55

Tahir Isufaj është votuar sot unanimisht nga anëtarët e Kryesisë së LDK-së në Junik, që ai të jetë kandidat për kryetar të kësaj komune për zgjedhjet e 22 tetorit.

Isufaj është aktivist i LDK-së që nga themelimi i kësaj partie. Tahir Isufaj ishte kryetar i parë komunës së Junikut në mandatin 2005 – 2009 dhe anëtarë i Kryesisë së degës në Junik.

Isufaj po ashtu në vitin 1990 ka qenë kryesues i formimit të nëndegës së LDK-së në Shable, Kantoni i Valisit në Zvicër.