Tahiri- Bashës:Po e luftojmë drogën në çdo cep, bashkohuni në këtë betejë

17.09.2016 18:11:51

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar sot pas akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha për kultivimin e kanabisit në vend .

Tahiri shprehet se trafiku i drogës me mjete nga më të ndryshmet është fenomen botëror, pasi  në Amerikë kanë arritur të bëjnë edhe tunele nëntokësore, kanë përdorur edhe nëndetëse.

Sipas ministrit fluturime avionësh të tillë si në rastin e Ishmit  janë një shqetësim në të gjithë Evropën.

Tahiri akuzon Bashën se kur ishte minister, ai dhe Flamur  Noka, trafikantet as nuk kishin nevojë të eksperimentonin, pasi sipas ministrit kishin më kollaj portet, pikat e kufirit, madje dhe Rinasin, sa për të bërë dallimin.

” A ishte ky Minister i Brendshem kur Lazarati i rritej mu nën hunde? A di njeri të ketë shprehur një herë të vetme ndonjë shqetësim a të ketë folur publikisht për këtë cështje?  A di njeri të ketë levizur një herë të vetme gishtin për ta luftuar këtë fenomen?  Nuk i kishte syte në ballë Luli, ateherë Minister i Brendshem, të shihte jo vetëm Lazaratin që ujitej me zjarrfikeset e Gjirokastrës, por të gjithë vendin që ishte mbjelle me Kanabis?”, shkruan Tahiri.

Opozita është e mirëpritur të na bashkohet në këtë betejë qe do e fitojmë pa diskutim, në çdo cep të vendit. Kjo është beteja jonë për ti lënë trashëgimi fëmijëve tanë një Shqipëri më të drejtë e më të denjë”, shkruan ministri Tahiri.