Xharra i kundërpërgjigjet Gjuriqit: Kosova nuk do të jetë kurrë e Serbisë

14.01.2017 16:38:34

Kryeredaktorja e Gazetës Zëri, Arbana Xharra i është kundërpërgjigjur drejtorit të zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili kishte postuar në “twitter” një fotografi ku në hartën e Kosovës ndodhet flamuri i Serbisë, me mbishkrime “Kosova është Serbi”.

Xharra në koment i ka shkruar Gjuriqit se Kosova s’ka qenë dhe s’do të jetë asnjëherë e Serbisë.

“Po e rreni veten edhe popullin e juaj. Kosova s’ka qenë kurrë e juaja dhe kurrë s’do të jetë”, ka shkruar Xharra.

Image