Për 18 vite e jetës së saj, vajza e lindur si Kamiyah Mobley kishte jetuar me një emër tjetër. Një fqinje e saj në Walterboro, Karolina e Jugut e përshkruan atë si një 18-vjeçare normale që jetonte vetëm me gruan të cilën e dinte nënën e saj.
Por një analizë ADN këtë javë zbuloi se Mobley ishte rrëmbyer nga një spital në Florida në qershor të vitit 1998 nga një grua e veshur si infermiere.

Vajza u gjet këtë javë në Karolinën e Jugut, ku policia arrestoi Gloria Williams, 51 vjeçe, gruan që e kishte rrëmbyer 18 vjet më parë teksa ishte foshnjë në inkubator dhe që gjithë kohës ishte hequr si nëna e saj.








































