Tahiri: Progresi në reformën në drejtësi është evident

24.01.2019 00:18:58

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se synon që brenda dy viteve të marrë fund rasti kur dikush pret që lënda në gjyqësor t`i zvarritet me vite.

“Problem i madh është zvarritja e lëndëve. Kosova e ka numrin më të vogël të gjyqtarëve. Ne kemi rritur numrin e gjyqtarëve, i cili do të ndikojë”, ka thënë ai.

Tahiri ka theksuar se një nga të metat e sistemit është llogaridhënia, por edhe në këtë drejtim gjërat kanë lëvizur.

“Sot e kemi ligjin që përgjegjësinë disiplinore ua hedh dy këshillave, atij prokurorial dhe atij gjyqësor”, është shprehur Tahiri për RTK.

Ai ka thënë se nuk ka dyshim që sistemi ka të meta, por progres në reformim është bërë, dhe sipas tij, kjo është evidente.

“Jemi në rrugë të drejtë drejt reformimit”, ka thënë ai.