Tahiri u dërgon letra 11 mijë policëve dhe familjarëve të tyre

06.11.2016 15:52:24

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri iu ka dërguar një letër 11 mijë policëve e familjarëve të tyre.

Në letër Ministri Tahiri shpreh mbështetjen dhe falënderimin për çdo punonjës policie dhe punën e tyre por iu jep edhe lajmin e mirë. Ai thotë se para 3 viteve punonjësi i policisë ishte jo vetëm i keqtrajtuar financiarisht e profesionalisht, por edhe i tradhtuar në çdo shkallë të hierarkisë shtetërore.

“Të punoje në polici ishte një hall i madh, duke filluar me uniformën dhe mjetet, te trajtimi dhe paga, e deri tek çorganizimi strukturor ku nuk kishte asnjë vend për meritën. Shumë punonjës policie kishin vënë në pikëpyetje vlerën e uniformës dhe jo pak të tjerë ishin kthyer në abuzues përsëritës të saj”, shkruan Tahiri. Por sipas tij, në letrën e botuar në Balkaweb, sot janë në kushte të tjera dhe kanë ndërtuar një histori suksesi.