Gauck: I shqetësuar nga një fitore e mundshme e Trumpit

06.11.2016 16:19:13

Presidenti gjerman, Joachim Gauck, u shpreh i shqetësuar për një fitore të mundshme të kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, të cilin e gjykon të paparashikueshëm.

“Ne nuk jemi në gjendje të themi se çfarë mund të presim nga Donald Trump si president dhe kjo përbën për mua, ashtu si për shumë persona në SHBA, një problem”, deklaroi Joachim Gauck në një intervistë për të përjavshmen gjermane, “Der Spiegel”.

“Paparashikueshmëria e tij është një burim shqetësimi”, shtoi ai.

“Jam i shqetësuar duke parë se çfarë po ndodh në Washington”, deklaroi presidenti gjerman, pushtetet e të cilit janë kryesisht honorifike, por pozicionimi i të cilit merret parasysh në vend.

Përfundimi i zgjedhjeve të 8 nëntorit në SHBA nuk dihet. Sondazhi i fundit i ABC/Washington Post i jep pesë pikë më shumë demokrates Hillary Clinton përball Donald Trumpit.