Takimi i G7 në resortin e golfit të presidentit? Trump merr vendimin e rëndësishëm

21.10.2019 14:21:18

Presidenti Donald Trump anuloi planet për të mbajtur samitin e ardhshëm të G-7, në një vendpushim golfi në pronësi të tij në Majemi të Floridas.

Në fillim të javës, presidenti kishte konfirmuar planet për të mbajtur samitin në resortin Trump Doral. Ai fajësoi mediat dhe demokratët për kundërshtimin e vendit.

Trump shkruan në Twitter: “Mendova se po bëja diçka shumë të mirë për vendin tonë duke përdorur resortin Trump National Doral, në Majami, për pritjen e udhëheqësve të G-7.

Është pikë madhështore, në qindra hektarë tokë, ngjitur me Aeroportin Ndërkombëtar të Majemit, ka salla të mrekullueshme mbledhjesh dhe secili delegacion do të kishte 50 deri në 70 dhoma.

Do të ishte më mirë sesa alternativat e tjera. Do të isha i gatshëm ta bëja atë pa asnjë përfitim ose, nëse lejohet me ligj, me kosto zero për SHBA. Por, si zakonisht, media armiqësore dhe partnerët e tyre Demokratë u çmendën!”