Taksa e ‘Kombit’, Edmond Spaho – Ramës: Harroje se paguhet, llogaritë i ke gabim

04.06.2018 00:12:32
Deputeti i PD, Edmond Spaho, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku pritet diskutimi dhe miratimi i rishikimit te buxhetit per vitin 2015./r/n/r/nLawmaker, Edmond Spaho, speaks during a parliamentary session.

Katër kuksianë të arrestuar pas protestës në Rrugën e Kombit mbeten ende në burg, por qeveria e ka hedhur pas krahëve konfliktin me banorët e zonës dhe është e gatshme të rinisë punën në sportelet e rindërtuara për pagesën e taksës së kalimit në këtë aks.

Por nga Partia Demokratike, nëpërmjet kreut të grupit Edmond Spaho e kanë kritikuar mundësinë e rivendosjes së taksës.

“Ne media po lexoj qe Kryeministri ka vendosur te provoje edhe një here taksen e Rrugës se Kombit. Kryeministri i pacipe një muaj pasi u tha me fal banoreve te Kukësit, Hasit dhe Tropojës po i provokon serish. Nuk mjafton qe katër prej tyre i mban padrejtësisht ne burg nëpërmjet veglave te tij ne gjyqësor por duhet qe ti provokoje me rishfaqjen e taksës”, shkruan Spaho në FB.

Kreu i Grupit të PD e sheh rivendosjen e taksës si provokim nga kryeministri Rama, për të cilin thotë se nuk i intereson se “banoret e këtyre zonave janë me te varfrit e Shqipërisë”.

“Për te ka rëndësi te mbushe xhepat me milionat e gjobës korruptive qe ka vendosur për këtë akt te paprecedent antipopullor dhe antikombëtar”, thekson Spaho.

Në vijim i kujton Ramës se “i ka bërë gabim llogaritë”.

“Nuk paske vene mend nga hera e pare. Kur njerëzit humbin çdo shprese nuk ka force dhe arrogance qe t’i ndalë. Harroje qe kuksianet apo çdo shqiptar te paguajnë takse për atë rruge dhe kane te drejte te veprojnë kështu”, paralajmëron Spaho.

Në fund këshilla për kryeministrin është që të ketë kujdes, pasi sipas Spahos kuksianët “këtë radhe do të vijnë deri ne Tiranë dhe nuk do të jenë vetëm…”.