Të martën bëhet rivarrimi i Zahir Pajazitit te Memoriali i UÇK-së në Orllan

30.01.2017 14:36:55

Në prani të familjarëve dhe udhëheqësve të OVLUÇK-së, si dhe drejtorit të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, sot është bërë zhvarrimi i trupit të heroit të kombit Zahir Pajaziti, i cili ka qenë i varrosur në fshatin Orrllan, ndërkaq të martën në orën 10:00 do të bëhet rivarrimi i tij në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan, ka mësuar “Epoka e re”.

Zahir Pajaziti lindi më 1 nëntor të vitit 1962 në Turuqicë të Besianës, i cili ka rënë dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxha.

Zahir Pajaziti ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe hero-dëshmor i luftës çlirimtare të Kosovës.