TAKSA NDAJ PRODUKTEVE SERBE PO I SHERBEN POLITIKBERJES SERBE DHE JO ASAJ SHQIPTARE

02.07.2019 16:20:25

Shkruan:Arben D. Krasniqi-veprimtar nga SHBA-të dhe njohes i politikës se jashtme!

Taksa ndaj produkteve serbe, me së miri po i sherben politikës shoveniste serbe, se sa interesave të shtetit të Kosovës.
Mendoj se, shumë më efekt do të kishte, nëse produktet serbe të hynin pa tarifë doganore, por, të taksoheshin brenda nëpër raftet të supermarketeve ne vendin tonë.

Kështu, nuk do të dëmtoheshin mardhënjet me miqët tanë strategjik nderkombëtar dhe njëkohësisht do mbusheshte arka e shtetit tonë.
Besoj fort, se duke i njoft rrethanat gjeostrategjike nuk do të ishim ne këtë situat ku jemi tani ne realacionin e raporteve diplomatike ne politikēn e jashtme.

Përndryshe taksa po del të jetë autogol për politikberjen shqiptare që është duke e përdor mjaft mirë politikberja serbe ne arenen nderkombëtare dhe argument i saj është se Kosova është duke stagnu ne çdo plan integrues dhe ne investimet e jashtme.

Me ç’rast veçse është izulu edhe me shumë nga vendimet e pa matura mirë të qeverise për populizmin e saj që të qendroj edhe një kohē ne pushtet për tu amnistu karshi premtimeve të shumta ne veçanti atë të punsimit dhe zhvillimit të vendit.