Talat Xhaferi-Timonie: Ky është hapi i parë i formimit të Qeveris

08.05.2017 16:36:47

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot ka realizuar takime me ambasadorin e Francës në Maqedoni, Kristian Timonie, i cili në emrin e Kuvendit të Francës dhe në emër të kryetarit dhe pjesëtarëve të grupit parlamentar për miqësi në Kuvend i dërgoi urime për zgjedhjen e re,

Pas kësaj, ai ka riafirmuar qëndrimin se ky hap do të nis hapat për formim të Qeverisë  si shprehje demokratike e shumicës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk

“Bashkëbiseduesit kanë shprehur qëndrimet e tyre edhe për hapat e padëshirueshme në këtë pikëpamje, me çka kryetari Xhaferi ka riafirmuar qëndrimin se vendi për debat dhe përballje me qëndrimet dhe bindjet politike është në Kuvend sepse ai është organ legjitim i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, dhe se të gjitha qëndrimet e tjera të shprehura nga përfaqësues të institucioneve të larta shtetërore nuk duhet të jenë pengesë për proceset tashmë të nisura, të cilat janë pa alternativë. Në këtë drejtim, procedura për zgjedhje të Qeverisë së re nënkupton realizim të ingerencave të kryetarit të Kuvendit, në bazë të Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores së Kuvendit”, thuhet ndër të tjerash në kumtesën e dërguar nga Kuvendi.