Talenti bavarez lodhet nga Ancelotti, do largimin nga Bayern Munich

13.03.2017 12:57:22

Joshua Kimmich nuk është i kënaqur me Carlo Ancelottin. Mbrojtësi i ri ka rrëfyer qëllimin e tij për t’u larguar nga Bayern Munich për shkak të aktivizimit të paktë në ekip. Trajneri italian është duke u dhënë më shumë rëndësi lojtarëve më veteranë, në këtë rast Lahmit. “Unë nuk kujdesem për të kuptuar arsyet, por dua të ndryshoj. Trajneri e di se mund të luaj në disa pozicione në mesfushë, në të djathtë, edhe në qendër të mbrojtjes. Pra, ka shumë opsione, ku mund të më përdorë. I di dobësitë e mia dhe po punoj për t’i minimuzuar ato.”

Kimmich u vu nën urdhrat e Pep Guardiolës si një nga yjet e rinj të bavarezëve në moshën vetëm 21-vjeçare, por u ingranua një sezon. Tashmë, kur Ancelotti e ka lënë mbas dore, destinacioni i tij mund të jetë Manchester City, për 25 milionë euro. Një sezon pas triumfit me trajnerin spanjoll, Pep Guardiola, Kimich duket se ka pak mundësi për të fituar një vend në formacion. Në pesë ndeshjet e fundit me Bayern Munich ai ka luajtur vetëm 42 minuta.