Talibanët marrin nën kontroll një qark strategjik në Afganistan

05.05.2018 13:48:22

Talibanët kanë marrë nën kontroll një tjetër qark në provincën veriore Badakhshan, kanë njoftuar zyrtarët afganë.

Talibanët kanë kryer një sulm më 3 maj në qarkun Kohistanat, që gjendet në rrugën që çon për në kryeqytetin provincial, Fayz Abad.

Abdullah Naji Nazari, anëtar i këshillit provincial, ka thënë sot se gjatë këtij sulmi nuk është raportuar për viktima. Ai ka shtuar se ky është qarku i tretë që talibanët kanë marrë nën kontroll në këtë provincë.

Zëdhënësi i ushtrisë në qarkun e afërt Balkh, Mohammad Anif Rezaye, ka thënë se përforcimet kanë arritur në Fayz Abadi dhe janë duke pritur urdhërat për të nisur sulmin ndaj talibanëve, për të rimarrë kontrollin e këtij qarku.

Muajin e kaluar, talibanët kanë njoftuar për nisjen e ofensivës së tyre pranverore.