Tanjug: Nesër promovohet linja hekurudhore Beograd-Mitrovicë

13.01.2017 13:18:29

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug shkruan që udhëtimi promovues i linjës hekurudhore Beograd- Mitrovicë, do të organizohet nesër me nisje nga stacioni hekurudhor kryesor në Beograd.

Kjo linje është iniciuar nga e ashtuquajtura Zyra e Serbisë për Kosove, përderisa Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave ditën e enjte ka shprehur shqetësimin për këto paralajmërime për transport hekurudhor pa përfillur ligjin bazik, transmeton Klan Kosova.

“Në bazë të Ligjit të Hekurudhave të Kosovës, i vetmi autoritet përgjegjës në Kosovë për licencimin e ndërmarrjeve hekurudhore, rregullimin dhe mbikëqyrjen e sektorit hekurudhor dhe dhënien e certifikatave dhe autorizimeve të sigurisë për nënsisteme hekurudhore është Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës (ARH)”  kanë thënë nga ARH.