Të aksidentuarit e eskortës së Ramës dërgohen me helikopter drejt Tiranës

27.11.2017 16:05:36
Dy personat që mbetën të plagosur në aksidentin ku u përfshinë dy makina të eskortës së Kryeministrit në Korçë, po dërgohen me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Dy automjete u përfshinë në një aksident në hyrje të qytetit të Korçës. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:30 të së hënës për arsye ende të paqarta.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket se përveç një automjeti zyrtar tip “Mitsubishi ” në aksident është përfshirë edhe një automjet tip Golf.

 3-132 4-124