Të burgosurit e Dubravës kërcënojnë me grevë

31.03.2017 16:25:39

Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish sot ta miratojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

Lidhur me këtë ka reaguar Këshilli Organizativ i të Burgosurve në Dubravë. Në reagimin e tyre dërguar Telegrafit, thuhet: “Reagojmë ashpër me mos miratimin e ligjit në lexim të dytë mbi ekzekutimin e sanksioneve penale. Jemi shumë të indinjuar me mos votimin e këtij ligji. Ne po ju japim edhe një javë, e po që se nuk votohet edhe në javën që vjen, do të hyjmë në grevë të gjithë të burgosurit”.