Të dhëna rreth vrasjesnë Deçan

25.08.2016 21:58:41

Komandanti i Policisë së Deçanit, Sejdë Dobraj, ka konfirmuar vrasjen e dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Deçan.

Dobraj ka thënë se motivet e vrasjes lidhen me një incident të më parshëm, në mes familjes Lushaj dhe Ramaj.

Ai ka shtuar se identiteti i viktimave ende nuk dihet dhe se deri më tani është arrestuar një person i dyshuar.

 Të vrarët janë B.R. dhe  R.R. dhe se viktimat dhe vrasësi ishin  tezakë mes vete.