Vuçiq u bën thirrje Greqisë e Rumanisë të mbajnë qëndrimet për mosnjohjen e Kosovës

04.07.2018 20:55:20

Në prag të takimit të katërshes së Ballkanit në Thesaloniki, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se do të kërkojë nga Greqia dhe Rumania, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të mbajnë këtë pozicion.

“Do të flas për marrëdhëniet në mes të Prishtinës dhe Beogradit si dhe vazhdimin e dialogut, si dhe do të mundohem edhe njëherë t’ju shpjegojë miqve tanë nga Bullgaria se cili është pozicioni ynë”.

Vuçiq shtoi se politikat e Serbisë nuk dirigjohen nga SHBA-të, BE-ja apo Rusia mirëpo nga qytetarët e Serbisë.

Në takimin në Thesaloniki do të marrin pjesë kryeministrat e Greqisë Bullgarisë dhe Rumanisë.