Të dhënat e fundit/ 8 persona të vdekur deri më tani, 3 në persona në luftë për jetën

26.11.2019 11:11:00

Në spitalin e Traumës në Tiranë ndodhen 180 persona që po marrin shërbim mjekësor. Drejtori i spitalit, Arben Zeneli bëri me dije se 3 persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Ka pasur 180 pacientë që kanë mbërritur në spitalin e Traumës, dua të falenderoj qytetarët, duam që të na ndihmojnë pasi çdokush do të marri ndihmën e duhur mjekësore, në të gjithë spitalet e vendit.

Duhet qetësi në mënyrë që ne të menaxhojmë situatën. 1 pacient është operuar, ndërsa dy të tjerë paraqiten më rëndë, nuk mund të themi dot që e kanë kaluar rrezikun për jetën. Kanë mbërritur pacientë nga Thumana dhe nga Durrësi, por nuk mund të japim më shumë detaje”, deklaroi ai.

Ndërkohë që mësohet se numri i viktimave ka shkuar në 8 persona.