Tërmeti i fuqishëm ndanë në dysh pallatet dhe vilat në Durrës

26.11.2019 11:20:07

Një vilë në zonën e plazhit pranë Urës së Dajlanit në Durrës është ndarë më dysh, por fatmirësisht në këtë rast nuk janë shënuar viktima.

Qyteti i Durrësit dhe i Thumanës janë dy zonat më të prekura nga tërmeti tragjik që ra orët e para të mëngjesit të sotëm. Në Thumanë janë shembur totalisht 3 pallate.

Rreth 1,900 forca policie janë të angazhuara në terren, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti. Deri në këto momente u është dhënë ndihmë mbi 260 qytetarëve.