Tragjedia/ Vetëm pak minuta pas thirrjes së Metës, ja çfarë bën Kosova për Shqipërinë

26.11.2019 11:34:02

Forca të shumta janë nisur nga Kosova për t’i ardhur në ndihmë forcave të shpëtimit në Shqipëri për situatën e krijuar nga tërmetet.

Një kolonë e gjatë me mjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës shihet në rrugë drejt Shqipërisë.

Kujtojmë se Presidenti i Republikës Ilir Meta i kërkoi ndihmë për forca xheniere kryeministrit në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj.

Ndërkohë pas nisjes së forcave të Kosovës Meta shkruan: “Faleminderit Republikës së Kosovës!”