Tërmeti/ Një shkollë dhe 4 shtëpi të dëmtuara në Kukës

26.11.2019 11:40:56

Nga tërmeti i rënë në orën 03:55 në Bashkinë Kukës raportohen deri më tani 4 shtëpi të dëmtuara dhe një shkollë 9 vjeçare.

4 shtëpi banimi të demtuar në Bashkinë Kukës dhe Has ndërsa nuk ka dëme në njerëz, raporton Shtabi i Emergjencave civile prefektura Kukës.

Në Bashkinë Kukës një shtëpi banim është dëmtuar në fshatin Vilë ndërsa 3 shtëpi banimi në fshatin Golaj të Bashkisë Has. Ne fshatin Gabricë të bashkisë Kukës është dëmtuar shkolla 9 vjeçare ndërkohë që mësimi është pezulluar në të gjitha shkollat e qarkut të Kukësit.

Nga bashkia Tropojë nuk raportohet për dëme nga termeti.“’Bashkia e Kukësit po ndjek situatën e krijuar pas tërmetit të rëndë, i cili u ndje në orët e para të mëngjesit edhe në territorin tonë”, thuhet në një njoftim të Bashkisë Kukës./TCH