Të gjitha koalicionet e LDK-së me parti të tjera janë të panatyrshme/ Koalicione në interes të vendit dhe në bashkërendim me aleatët tanë strategjikë

12.05.2017 14:00:29

Nga Rexhep Kastrati

Kur është themeluar koalicioni qeverisës me PDK-në, më 2014, kryeministri Mustafa u vu në qendër të luftës speciale politike, medietike, psikologjike dhe pse jo edhe fizike. Bazë për këtë fushatë u përdorën dy elemente: 1. se koalicioni me PDK-në është i panatyrshëm; 2. se ka tradhtuar elektroantin e LDK-së, pasi që ka thënë se nuk bëj koalicion me PDK-në.

Elementi i parë është mjaft skematik dhe pradoksal, sepse këtë e thoshin parti që janë të njëjta si PDK, për më tepër edhe të dala nga ajo, ose në përgjithësi nga linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste, dhe në natyrë, frymë dhe në histori janë po aq, apo më tepër se ajo të orentuara kundër LDK-së, kundër projektit liri, pavarësi, demokraci, dhe në përgjithësi kundër filozofisë politike të presidentit Rugova. Edhe ata që qoftë brenda apo rreth LDK-së ishin përfshirë në luftën speciale kundër LDK-së dhe kryeministrit Mustafa, ishin simpatizues, apo siç i kam quajtur vegla kondomë të partive të tjera. Ka nga ata që tërë familjen e kanë në parti të tjera, veç vetë bëjnë se janë ende në LDK. Ka të tjerë që i lidhin me parti të tjera biznese dhe e kaluara e dyshimtë dhe që kanë qenë të kapur. Të gjithë këta që ishin përfshirë në luftën speciale kundër LDK-së dhe kryeministrit Mustafa nuk u shërbenin interesave të LDK-së dhe të vendit, por interesave të klaneve, grupeve dhe partive kundër LDK, por kishin marrë si maskë rugovizmin, retorikën patetike të tipit të Arbana Xharrës, por vetëm që nuk kanë kaluar në PDK, në AAK, apo në sektën okulte të Albinit. Dhe të gjitha këto parti dhe vegla kondomë brenda e rreth LDK-së, që me një retorikë të fortë kundër PDK-së dhe SHIK-ut, ashtu siç bënte edhe Arbana Xharra në “Zëri”, nuk kanë treguar kurrë se përse AAK, Nisma apo sekta okulte e Albinit janë ndryshe nga PDK? Në cilën periudhë kohore këto kanë qenë më dashamirëse apo më konstruktive në raport me LDK-në, sesa PDK? Dhe kjo nuk ka ndodhur, sepse përgjigjia në këto pyetje do t’i demaskonte dhe do të nxirrte fytyrën e vërtetë dhe qëllimin e vërtetë: duke e goditur LDK-në dhe kryeministrin Mustafa synohej që të çahej LDK, të dobësohej dhe të mbeste vetëm një subjekt i parëndësishëm dhe që vetëm ua bën numrat partive të tjera. Dhe në çarje e dobësim, sigurisht përfitojnë partitë e tjera, sepse elektrorati i LDK-së do të shkonte te ato parti, duke e rritur përqindjen e votave të fituara dhe duke ua rritur fuqinë politike dhe mundësitë për të marrë pushtet. Margjinalizimi i LDK-së në këtë kuptim del të jetë qëllim i të gjitha partive politike dhe angazhim i bashkërenduar i tyre, prandaj edhe çdo iluzion se AAK, sekta okulte e Albinit janë më të mira apo më konstruktive sesa PDK, është vetëm një mënyrë për të mashtruar dhe manipuluar opinionin,  e në mënyrë të veçantë mbështetësit e LDK-së. Këtë e ka konfirmuar edhe historia politike e pasluftës në Kosovë, kur të gjithë u bënë bashkë kundër LDK-së dhe presidentit Rugova, kur të gjithë kushtëzuan bashkëqeverisjen me LDK-në, edhe pse i fitonte zgjedhjet, me kushtin që kjo e fundit t’ua jepte pushtetin. Dhe kjo ka ndodhur për aq kohë sa ishte gjallë presidenti Rugova. Prandaj, edhe ishte idiotike që të thuhej se presidenti Rugova nuk do të bënte koalicion me PDK-në, ashtu siç spekulohej. Në fakt, periudha kur LDK-në e udhëhiqte presidenti Rugova dhe kur ajo i fitonte zgjedhjet, është argument i qartë për të gjithë, për të marrët, injorantët, por edhe për ata që në mënyrë djallëzore janë përfshirë në luftë speciale kundër LDK-së dhe kryeministrit Mustafa, se LDK nuk ka vijë të kuqe në raport me partitë tjera, por edhe se qëllim i partive të tjera ishte dhe mbetet që LDK-në të mos e lënë të marrë pushtet dhe të mos drejtojë proceset e rëndësishme në vend. Dhe partitë tjera nuk janë njësoj vetëm në qëdrimin ndaj LDK-së, por edhe në raport me orientimet gjeopolitike e gjoetsrategjike: këto dy vite e gjysmë të qeverisjes së vendit nga LDK dhe kryeministri Mustafa, ka nxjerrë zbuluar të gjitha partitë tjera si kundërperëndimore dhe kundëramerikane: sekta okulte e Albinit kishte dalë më zbuluar dhe më hapur; PDK doli hapur edhe në raport me demarkacionin dhe asociacionin, edhe në raport me bashkërendimet e ndryshme për çështje të rëndëssihme për vendin, siç ishte rasti i fundit edhe me çështjen e FSK-së, që doli të jetë bashkërenduar me Vuçiqin, por jo me Qeverinë dhe me kryeministrin Mustafa, e as me aleatët tanës traegjikë; AAK, duke iu bashkuar sektës oklute të Albinit dhe duke kundërshtuar hapur qëndrimet amerikane ndaj Kosovës, tregoi edhe ajo se është po aq kundëramerikane dhe kundërperëndimore sa të tjerat. Këtë e bër të qartë edhe tashmë së fundit kur iu drejtua BE-së dhe SHBA-së me një logjikë “ata dhe ne”, që është logjikë që e ka shpërfaqur edhe hashimi, edhe Edi Rama. Për Nismën nuk kemi çka të flasim. Por këto janë njësoj edhe në projektin për ndarjen e Kosovës dhe për ndryshimin e kufijve në rajon në dëm të shqiptarëve. Sekta okulte e Albinit e ka në programin e saj projektin e Tadiqit për bashkimin e Kosovës me shtetin shqiptar me kusht që edhe Serbia të marrë një pjesë të territorit të Kosovës; PDK nëpërmjet Hashim Thaçit e ka thënë që nga paslufta projektin për ndarjen e Kosovës të paraqitur si shkëmbim territori; e së fundi edhe Ramushi e pohoi të njëjtën, ani që me një retorikë primitive dhe prej babaxhani duke përmendur edhe Nishin. Pra, të gjithë ata që bënë luftë speciale kundër LDK-së dhe kryeministrit Mustafa mbi bazën e krijimit të perceprimit se partitë e tjera janë më ndryshe, më të mira, apo edhe më konstruktive sesa PDK në raport me LDK-në, nuk  e kanë pasur dhe nuk e kanë asnjë argument për këtë, por i kanë të gjitha argumentet se ato janë të njëjta dhe kanë një qëllim në raport me LDK-në dhe me interesat e vendit: ta dobësojnë që të mos mund të fitojë zgjedhje, ta kthejnë në një subjekt të parëndësishëm dhe që të tjerëve ua bën numrat për pushtet, të realizojnë ndarjen Kosovës dhe ndryshimin e kufijve në rajon në dëm të shqiptarëve.

Elemendi i dytë që është përdorur kundër LDK-së dhe kryeministrit Mustafa ka qenë edhe qëndrimi se LDK nuk bën koalicion me PDK-në.  Edhe pse ky deklarim i kryeministrit Mustafa ka qenë në frymën dhe në vullnetin e tij dhe të LDK-së të shpërfaqur edhe më parë, ishte vetëm një vullnet dhe një qëndrim që vinte nga fakti se LDK dhe PDK ishin dhe vazhdojnë të mbesin rivalë kryesorë, dhe siç thuhej edhe nga vetë zyrtarë të LDK-së, ishte kundërshtari kryesor i saj, por që edhe historia e LDK-së nën drejtimin e presidentit Rugova, edhe vetë rezultati i zgjedhjeve, edhe interesat strategjike të vendit, kanë imponuar që të mos mund të ishte koherent me qëndrimin e këtillë të shpërfaqur dhe të mbrojut në legjislaturën paraparake. Qëndrimi për të mos bërë koalicion me PDK-në, që ishte shpërfaqur gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e vitit 2014, ishte në vazhdën e qëndrimit që kryetari i LDK-së, Isa Mustafa kishte mbajtur në zgjedhjet e vitit 2010, kur kishte thënë se nuk do të bënte koalicion me PDK-në me Hashim Thaçin kryeministër. Dhe vërtet Isa Mustafa e mbajti fjalën dhe nuk u fut në koalicion me PDK-në me Hashim Thaçin kryeministër, por kishte mbetur në opozitë. Dhe mesazhi që ka legjislatura e vitit 2010 – 2014 është se nëse LDK përjashton koalicione me parti të caktuara, do të mbetet në opozitë, kurse për të ardhur në pushtet, duhet të mos përjashtojë asnjë parti, ashtu siç ka bërë edhe presidenti Rugova. Në anën tjetër, vendosmëria për të përjashtuar parti të ndryshme nga mundësia për koalicion, u pat krijuar privilegjin partive të tjera që të vënë LDK-në në pozitë inferiore: LAN-i u krijua si vullnet dhe si konsistencë e LDK-së për të mos bërë koalicion me PDK-në, por këtë AAK dhe Nisma e përdorën për të imponuar pozitë inferiore të LDK-së, sepse edhe pse kishte më shumë se dyfshin e kuvendarëve, LDK u detyrua të jepte postin  e kryeminsitrit për postin e kryetarit të Kuvendit dhe të presidentit. Dhe kjo në fakt, ishte përpjekja për të të ripërsëritur koalicionin që presidenti Rugova bëri më AAK-në, më 2004, me të cilin LDK si fituese e zgjedhjeve dha kryeministrin dhe mori presidentin dhe kryetarin e Kuvendit, por dallimi ishte se herën e parë, pra kur presidenti Rugova bëri koalicion me AAK-në ishte parti fituese, pra ishte ajo që përcaktonte koalicionet, kurse në rastin e LAN-it, LDK ishte parti e dytë.  Situata u ndërlikua kur u pa se koalicioni LAN nuk ishte mjaftueshëm i fuqishëm për të mposhtur PDK-në, dhe për të krijuar një shumicë solide kuvendore, dhe kur u imponua nevoja për të thirrur edhe sektën okulte të Albinit në dihmë. Dhe kjo sektë, duke e kuptuar se ia kanë nevojën, sillej si të ishte ndonjë superfuqi dhe vendoste kushte e kushte. Dhe vërtet, pozita e LDK-së erdhi duke u përkeqësuar dhe duke u bërë gjithnjë e më inferiore: AAK, Nisma dhe sekta okulte luanin me përcaktimet e sinqerta të LDK-së për të mos bërë koalicion me PDK-në dhe silleshin në mënyrë shumë poshtëruese në raport me të. AAK as që deshi të diskutonte që të rishikohej marrëveshja me LDK-në, pasi që Gjykata kushtetuese e shpalli kundërkushtetuese zgjedhjen e Isa Mustafës kryetar Kuvendi. LDK rrezikonte të mbetej pa kryeministër dhe pa kryetar Kuvendi, por vetëm me një postin e Presidentit, edhe atë nëse do të mund të bëheshin 80 vota. Dhe po ashtu, gjendej përballë mundësisë që në kohën kur do të vinte në rend dite, të prishej koalicioni, ose që të mos bëheshin 80 vota.

AAK vazhdonte kushtëzimin që ajo dhe PDK i kanë bërë LDK-së që të jepte kyeministrin, nëse donte të bënte koalicion me to, edhe pse LDK i fitonte zgjedhjet. Mirëpo, kjo nuk vlente për koalicion të këtyre partive me PDK-në. Edhe pse AAK, gjatë legjislaturës së 2010 – 2014 zyrtarisht thoshte se nuk hynte në koalicion me PDK-në me Hashim Thaçin kryeministër, megjithatë, në fakt ishte ky i fundit që kishte refuzuar vardisjet jopublike të AAK-së, dhe e kishte vënë në pozitë qesharake: e kishte marrë Blerim Shalën që t’ia bartte çantën Editës, dhe ndonjë tjetër për të bërë bashkë demarkacionin me Malin e Zi. Pra, në raport me njëra-tjetrën, nuk kishin kushte, kurse në raport me LDK-në po. Kryeministri Mustafa ua kishte thënë publikisht se derisa ditën mblidheshin në WLAN, natën shkonin te Hashimi. madje edhe sekta okulte e Albinit nuk e kishte fshehur edhe sa ishte WLAN-i se do të pranonte të hynte në Qeveri me PDK-në edhe me Hashim Thaçin kryeministër.

Dhe në një situatë të tillë, marrja e postit të kryeministrit nga ana e LDK-së, ishte një fitore e madhe, një fitore që nuk mund të merrej me mend edhe po t’i fitonte zgjedhjet, dhe një fitore që i nokautoi të gjitha partitë tjera, sa që nuk lanë gjë pa bërë, duke shantazhuar njerëz të ndryshëm brenda e rreth LDK-së për të vështirësuar qeverisjen e LDK-së dhe për ta rrëzuar nga brenda kryeministrin Mustafa. Unë nuk dua të flas tash për çfarë shantazhesh bëhej fjalë: a bëhej fjalë për ndonjë histori të kohës së luftës, a bëhej fjalë për biznese të përbashkëta, për ndonjë uzurpim, a bëhej fjalë për përfshirje në vrasje, a bëhej fjalë për ndonjë skenë erotike, apo për ndonjë tender, pasi që janë institucionet tjera që duhet të tregojnë për këtë, por ajo që është me rëndësi, u bë një luftë e fortë speiale kundër kryeministrit Mustafa, Qeverisë që drejtonte dhe kundër LDK-së. Dhe si rezultat i gjithë këtyre, që nga fillimi u prvuan të gjitha format e mundshme për të rrëzuar Qeverinë dhe kur u pa se me forma të tilla nuk mund të rrëzohej, atëherë u provua forma e fundit e mundshme: mocioni që me vota unanime të partive shqiptare, veç LDK-së, dhe të partive serbe e të pakicave tjera, të rrëzohej Qeveria.

Krejt në fund duhet thënë: 1. historia politike e pasluftës ka dlshmuar se asnjë parti nuk bën koalicion me LDK-në pa u pajtuar kjo e fundit që Qeverinë ta drejtojnë të tjerët; 2. të gjitha partitë tjera kanë një qëllim në raport me LDK-në: t’ia marrin pushtetin, ta dobësojnë, ta margjinalizojnë; 3. LDK nuk ka mundësi të vëjë vija të kuqe me asnjë parti, edhe për shkak se të gjitha ato janë njësoj dhe me cilëndo që të bëjë koalicion është njësoj, edhe për fakti se partive preferenciale ua krijon privilegjin që të vendosë kushte. E në rastin e sektës okulte të Albinit, edhe të imponojë drejtuesin e LDK-së.

LDK nuk duhet të vendosë vija të kuqe, por të përdorë këtë, pra të qenët e hapur të bëjë koalicione me të gjitha partitë, si mundësi për të imponuar marrëveshje sa më të leverdishme për të dhe për vendin. Përveç këtyre, një arsye tjetër pse LDK nuk duhet të vendosë vija të kuqe, është edhe fakti se sikurse vetë procesi i pavarësisë, lirisë, demokracisë, edhe proceset tjera, pra edhe ndërtimi i koalicioneve duhet të bëhet në bazë të bashkërendimit me aleatët tanë straegjikë. Rasti i koalicionit me PDK-në, dëshmoi se sa i rëndësishëm është bashkërendimi me aleatët tanë strategjikë.

Përfundimisht duhet thënë se LDK, koalicionet duhet t’i realizojë në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, interesave të vendit dhe në bashkërendim me aleatët tanë strategjikë, ashtu siç ka bërë presidenti Rugova dhe siç është bërë edhe deri më tash. LDK nuk mund dhe nuk duhet të ndikohet nga politikanë të facebook-ut, nga individë dhe falanga të fshehta mbrapa identiteteve fiktive dhe që nuk dihet ku e kanë kokën e ku bishtin, nga militantë të partive të tjera që fshihen mbrapa emrit dhe filozofisë politike të presidentit Rugova, por duhet që me qetësi, me racionalitet dhe me përgjegjshmëri, ashtu sikurse edhe deri më tash, të ndërtojë politika të tilla, të ndjekë strategji të tilla që janë në interes të saj dhe të vendit, gjithnjë në bashkërendim me aleatët tanë strategjikë.