Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, shqyrtohet kërkesa e opozitës për seancë të jashtëzakonshme

31.08.2018 11:37:49

Pas dorëzimit të kërkesës nga opozita  për seancë të jashtëzakonshme lidhur me dialogun Kosovë-Serbi,  kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet të hënën.

Kështu është e bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. Kërkesa për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme me pikën e rendit të ditës:  Debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

Mbledhja e Kryesisë do të mbahet në orën 08:00.