Të metat e paracetamolit

19.07.2016 09:57:55

Paracetamoli paraqet një emër mjaft të njohur në mjekësi dhe shumë njerëz varen nga ai për të parandaluar ndjenjat e dhimbjeve. Por ja se çfarë sjellin hulumtuesit e Universitetit Ohio për ju.

“Paracetamoli ndalon dhimbjen, por edhe kënaqësinë.”

Gjatë një studimi për efektet e paracetamolit ishte zbuluar se subjektet që kishin konsumuar paracetamol kishin pasur përgjigje më të dobët kur ishin ballafaquar me fotografi të cilat sjellin kënaqësi dhe disa tjera që bëjnë të zemëroheni.

 Ky studim është kryer me ndihmën e një numri të madh të vullnetarëve që kanë konsumuar 100 gramë paracetamol.

Pas 60 minutave pritje që ilaçi t’i ketë efektet e veta, 40 fotografi ishin prezantuar tek pjesëmarrësit e studimit. Ata ishin pyetur nëse kishin ndjenja pozitive apo negative ndaj fotografive. Personat që kishin konsumuar paracetamol i kishin cilësuar fotografitë të jenë më pak ekstreme krahas atyre që nuk kishin konsumuar paracetamol, por vetëm placebo.

Prandaj, qoftë nëse kishin qenë fotografitë pozitive apo negative, pjesëmarrësit që kishin marrë paracetamol kishin pasur reagim më të vogël krahas atyre që nuk e kishin marrë hapin.

Dozat e përditshme të paracetamolit mund të shkaktojnë ngurtësi emocionale.Ky është ende efekt anësor i panjohur që rezulton në konsumimin e hapit çdo ditë.

Pos këtij efekti anësor, konsumimi i paracetamolit deri në overdozë shkakton edhe dëme në mëlqi.