Mjeku shqiptar në Londër: Çdo kokërr molle, domateje, pastrojeni dhe më pas futeni në shtëpi

15.04.2020 19:58:15

Ardian Fandi, prej vitesh është mjek në një spital në Londër dhe gjatë fjalës së tij foli në lidhje me situatën aktuale të koronavirusit në Britani. Ai u shpreh se ndryshe nga Britania, masat e marra nga Shqipëria janë të duhurat dhe kjo ka bërë që ne të kemi numër të pakët të të infektuarve dhe viktimave.

“Londra ka 3-fishin e popullsisë së Shqipërisë dhe ka 3 mijë viktima, ndërsa Shqipëria vetëm 25”, tha mjeku. Më tej ai shtoi: “Ne jemi një vend i varfër dhe u treguam më më shumë të zgjuar se shumë vende të tjera. Ndërsa Anglia është e pasur dhe në këtë rast nuk u treguar e zgjuar” – tha ai.

Ndërkaq, mjeku këshilloi qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë higjenën, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të minimizohet përhapja e virusit.

“Masat këtu janë më të lehta, por masat e buta po tregojnë se si po përhapet sëmundja. Unë po marr shumbull Londrën, e cila është 3-fishi i Shqipërisë, ju keni bërë një super punë me orën policore (u referohet masave). Po të shikosh sa kanë vdekur në Londër dhe në Shqipëri ka shumë diferencë.

Në Londër kanë vdekur 3 mijë vetë në Shqipëri 25. Anglia është një vend i pasur dhe në këtë situatë nuk u tregua e zgjuar. Ne jemi një vend i varfër dhe u treguam më shumë të zgjuar se shumë vende të tjera.

Nëse nuk do të kishim marrë masat atëherë do të kishim shumë të sëmurë. Ne në filim na thanë mos vendosni maska sepse përhapni panik tek pacientët. Kemi qenë në shkollë kemi bërë provimin e higjenës, ishte provim i lehtë, por qenka e vështirë për t’u aplikuar. Unë them që virusi do të përfundojë nëse respektojmë masat dhe qëndrojmë të mbyllur. Për fat të keq një person nuk shfaq simptoma, por duke mbajtur karantinën për një kohë që është e nevojshme, përhapja mund të minimizohet. Ju lutem rrini në shtëpi, ju lutem mbani higjenë. Çdo kokërr molle, domateje, pastrojeni dhe më pas futeni në shtëpi”, tha mjeku.