Viktima të tjera në Turqi, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga coronavirusi arrin në 1,518

15.04.2020 19:55:21

Turqia sot konfirmoi 115 viktima të tjera nga coronavirusi i ri (COVID-19) në vend gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1,518,

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me coronavirus u rrit në 69,392, pasi 4,281 persona kanë rezultuar pozitivë në virusin, tha ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca në Twitter.

Deri më tani, gjithsej 5,674 janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, tha Koca.

Ai gjithashtu njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 34,090 teste, me çka numri i përgjithshëm i testeve në vend ka shkuar në 477,716.

Turqia aktualisht po kuron 1,820 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv, bëri të ditur Koca.

Në nivel global, virusi ka infektuar mbi 2 milionë pacientë dhe deri më tani ka marrë mbi 129,000 jetë, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

Ndërkaq, më shumë se gjysmë milioni njerëz janë shëruar.