…”Te pata thene mos u dashuro me mua, se do te vuash….!!!”

25.09.2021 14:15:11
Pirro Minella
….”Te pata thene mos u dashuro me mua, se do te vuash….!!!”
…Dhe vjen nje dite, qe ke nevoje te shprehesh te nxjerresh ate, qe ke groposur thelle, ne shpirtin tend ne kujtesen tende.
Po kujt tja shprehesh, a do te te kuptoje valle, a ka me interes, kur dallget e jetes te kane hedhur larg teper larg aq sa edhe menyra e jetes ka ndryshuar shume!!??
Ketu e ndali per nje cast rrefimin mikja ime, me pa ne sy dhe vazhdoi:
“Dua ta tregoj, se te tre kemi qene ne nje uzine, te tre te rinj, ti vije shpesh ne vendin tone te punes, ku une rrija me te cdo dite, kur ishim ne turn.
Degjoje brengen time:
….Filloi nje nate te gjate te dimrit te ashper ku jashte binte e frynte. Brenda prane kalorifereve te lyer me ngjyre kafe ne perballe njeri tjetrit.
I thashe mos u dashuro me mua, se une kam dite e dite te tera qe me kap nje trishtim pa asnje aresye dhe ashtu shtrire ne shtratin tim te ftohte rri dhe veshtroj nje pike ne tavan dhe lotet me rrjedhin ne fytyren time, pa shkak me qan shpirti im i ndjeshem, une me dite nuk u flas njerezve, thjesht kam deshire te rri shtrire te fshihem ne shtratin tim dhe mendoj po nuk e kuptoj dot si me lind ky lemsh trishtimi.
Prandaj nuk dua te lidhem me ty se atehere, kur ti te mos me thuash cdo darke “Naten e mire”, une do te qaj deri sa te me kepuse gjumi i trazuar.
Mendimi i pare do me vije se ti je lodhur me mua.
Une kam nevoje per shume vemendje, se jam teper e ndjeshme, nuk jam si njerezit e tjere.
Mos u dashuro me mua, se nuk do te duroj dot kur te kthehesh ne shtepi te me gjesh ne banjo ne dyshemene e saj mbledhur, beso do te me vrase zhgenimi ne syte e tu te bukur.
Une kur dashuroj jap cdo gje timen, do ta injektoj tek ty, cdo cope dashurie qe une kam deri sa vete te behem komplet bosh.
Do me kape trishtimi i thelle dhe mos harro, se trishtimi im eshte ngjites do te futet thelle tek ty ne qenjen tende.
E di qe ne ato momente do te perseris fjalet e tua te embla, dritheruese thelle ne koken time, sa do te urrej veten time, sa dua te vdes, dhe dije se vetem fjalet e tua do me bejne te qendroj ende ne kembe.
Jo, mos u dashuro me mua, se e di qe tere kohen me mua do te jetosh me frike, se atehere nuk do te jesh ti ne gjendje te me lesh mua, se pikerisht kesaj i ndruhem, se po ike ti, une nuk kam me aresye te jetoj.
….Je i vetmi person, qe do me beje te qendroj.
E kupton ti je aresyeja ime tani, mos u dashuro me mua sepse do te dashurohem une me ty dhe kjo eshte fatale per te dy…..!!
E pashe ne sy thelle, ajo e dashuronte akoma ate po me ate force si atehere….
Ne cast mu kujtua se diku kisha lexuar se:” Vajzat jane si mollet ne peme, me te mirat jane ne majen e pemes. Njerzit nuk duan te arrijne te me te mirat, sepse kane merak se mos bien e lendohen. Ne kembim, marrin mollet e zakonshme qe kane rene ne toke, dhe qe duke mos qene kaq te mira jane te lehta per tu arritur. Prandaj mollet qe ndodhen ne maje te pemes, mendojne qe dicka nuk shkon me to, nderkohe qe ne te vertete ato jane madheshtore. Thjesht duhet te jene te duruara e te presin qe njeriu i duhur te arrije, ai qe te kacavjerret deri ne majen e pemes per ato. Nuk duhet te bini per te qene te arritshme, kush ka nevoje per ju e ju dashuron, do te beje cdo gje per t’ju arritur”….