Të premten, presidenti Thaçi i drejtohet Kuvendit

21.12.2016 17:14:38

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, të premten, nga ora 11:00, do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës, për të mbajtur fjalimin e fund vitit.

Seancën, e paparalajmëruar deri tani, për KosovaPress e ka konfirmuar këshilltari i Presidentit, Ardian Arifaj.

Ai tha se të premten do të mbahet një seancë e veçantë, ku presidenti Hashim Thaçi, do ta mbajë fjalimin e fundvitit, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.