Avdullah Hoti : Kandidatet për deputet duhet të jenë njerz qe...

Avdullah Hoti : Kandidatet për deputet duhet të jenë njerz qe respektojnë ligjin

20.01.2021 21:27:25

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka komentuar njoftimin e Këshilli Gjyqësor të Kosovës drejtuar KQZ-së.

Sipas KQZ-së në listat e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit, janë 47 kandidatë të cilët janë shpallur fajtorë për vepra penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit, që ndër ta mësohet jo zyrtarisht se është edhe kryetari i VV-së Albin Kurti.

Hoti ka thënë për KosovaPress se listat zgjedhore ma kandidatë duhet të jenë me integritet të lartë dhe duhet respektuar ligji nga të gjithë.

“Besoj që të gjithë duhet të trajtohen njësoj pavarësisht kush janë ata persona. ligji është I njëjtë për të gjithë, të gjithëve do t’iu nënshtrohen rregullave edhe duhet kujdesi me qenë që listat zgjedhore janë njerëz me integritet, njerëz që e respektojnë ligjin, sepse nesër duhet t’i përfaqësojnë qytetarët në institucionet e vendit”, tha Hoti.

Këto komente Hoti I bëri pas një takimi me bizneset në Shtërpcë.

Sipas kryeministrit në detyrë Brezovica në tri vitet e ardhshme do të jetë qendër ndërkombëtare e turizmit malor me numrin e madh të turistëve vendorë dhe ndërkombëtarë që kanë filluar të vijnë.

“Planet tona janë që Brezovica për tri vjet të kthehet në qendër ndërkombëtare të turizmit malor dhe të skijimit në veçanti për mes marrëveshjes së Uashingtonit, të cilën kemi filluar ta konkretizojmë me një investim të përbashkët. Ne do të marrim për sipër ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme në rrugë, ujëra të zeza dhe shërbime të tjera publike. Ndërkaq, me investitorë privat pjesën tjetër që është komerciale dhe ndal-ngadalë kjo pjesë kompletohet dhe po integrohet në krejt në krejt rrjetin e të bërit biznes në nivel të Kosovës edhe për tej saj”, tha ai.

Hoti po ashtu tha se qëllimi kësaj vizite në Brezovicë, është në funksion të promovimit të turizmit malor.

Kryeministri në detyrë me bashkëpunëtorë gjatë ditës në Brezovicë është takuar edhe me drejtues të Federatës së skiatorëve për të parë organizimin dhe kushtet e tyre për talentet në skijim.