Të shtëna me armë në Kansas të SHBA, katër të vrarë dhe pesë të plagosur

06.10.2019 15:02:09

Për persona kanë ndërruar jetë dhe pesë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një bar në Kansas të SHBA-së.

Policia raporton CNN se ka pranuar një thirrje nga “Tequilla Bar”, ka thënë zëdhënësi i Thomas Tomasic.

Ai ka thënë se policia ka arritur në vendngjarje ku janë gjetur katër të vdekur brenda barit. Pesë të tjerët janë transportuar për në spital, që të gjithë në gjendje stabile, raportojnë mediat.

Viktimat ende nuk janë identifikuar, sikurse as nuk është ndaluar asnjë i dyshuar.