Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

01.10.2020 14:31:30

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Isa Kastrati”.

Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e fillestare nuk ka persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, tha Ahmeti.

Zëdhënësja Ahmeti bëri të ditur se deri tani policia ka identifikuar një person si të dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë.