ONM i dorëzon Avokatit të Popullit listën e kandidatëve për organet e Vettingut

03.03.2017 17:52:40

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) i ka dorëzuar listën e kandidatëve për organet e Vettingut Avokatit të Popullit ditën e sotme.

Tashmë i takon institucionit të Avokatit të Popullit që listën e kandidatëve t’ia dërgojë Kuvendit, i cili do të bëjë përzgjedhjen e tyre përmes votimit.

Dorëzimi i kandidaturave nga ONM vjen një ditë pas takimit që shefja e këtij misioni, Genoveva Ruiz Calavera zhvilloi takime me presidentin Bujar Nishani dhe ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili.