Të shtëna në Uashington, dy të vrarë katër të plagosur

30.10.2016 19:04:07

Dy persona janë vrarë gjatë një shkëmbim zjarri në rrethin e Prince Grotge pranë Uashingtonit.

Sipas një zëdhënësi të policisë atje, policia ka gjetur gjashtë viktima në një pallat rreth orës 02:45 të mëngjesit.

Dy persona janë konstatuar të vdekur dhe në mesin e viktimave është edhe një i ri, raportojnë mediat lokale në Uashington, transmeton lajmi.net.

Policia deri më tani nuk ka arrestuar askënd, as nuk ka folur mbi gjendjen e viktimës.

Gjithashtu nuk është zbuluar identiteti i tyre.