Teatri, ku është teatri?

27.03.2017 10:36:10

Nga Sinan Kastrati, Suedi

Në Mars të vitit 2002, shkuam në një tatër në Gustav Adolfs Torg në Malmö me shkollëk ku studjoja Svenka A, e nivelit të shkollës së mesme dhe e shikuam një dramë që fliste për “dramën” shqiptare, për një të ri shqiptar që kishte “humb” vetëdijen. I ishte sëmurë rëndë. Ngjarja vendoset në një qytet të Kosovës, në vitin 1999.
Nuk qaja veç unë. Qante edhe mësuesja ime, Anna. Dramë e dhimshme.
Ku do ti shohin të rinjët e të rejat ato ngjarje e të mësojnë për ato “drama”?
Në rtk-në e “presidentit” e … të “parlamentit”?

E përmenda ketë shembull për me tregua se bota e Teatrit ka qenë shumë e interesuar për “Dramen” e shqiptarëve të Kosovës, dhe luftën e tyre për mbijetesë, jo luftën e uçk-së.
Teatro kishim edhe para disa mijëra vjetëve, në Apolloni, Butrint, Durrës e sot?

-A kemi TEATËR?
-Po dramë, a kemi? – A luhën “drama” në teatër?
-Sa paguhën aktorët?
– Po sallë të Baletit e të Operës a kemi?

Me të vërtetë aktorët që kishim në vitet 1960 deri më 1980, mund të na kishte lakmi edhe Evropa. Aktorë e aktore të njohur-a.
Me siguri, ka edhe edhe tash.
Adem Mikullovci, Sabri Fejzullahi, Dibran Tahiri, leze Cena janë ende gjallë por si jetojnë ata dhe aktorët e tjerë?
-Si lypës!

Hadi Shehi vdiq. Vdiq në mjerim.

A mos po vdes edhe Teatri shqiptarë i Kosovës?

Një shtet e një shoqëri pa teatër, nuk është shtet dhe nuk ka shoqëri të civilizuar pa TEATËR, pa dramë, pa balet e … pa operë.

Ato nuk prodhojnë mall e as para, prandaj edhe s`ka intersim “shteti” (lexo: pushteti) për to.
Nuk ka çka merr nga to, nuk ka çka vjedhe nga to.
Përktah protestën e sotme të aktorëve të teatrove!
Edhe unë protestoj me ju?

Athua a na dëgjon kush?