Televizioni serb prezanton hartën e re: Kështu do të duket Kosova pas shkëmbimit të territoreve

26.08.2018 14:57:18

Një Televizion në Serbi “TV Prva” ka prezantuar hartën e Serbisë së Madhe. Aty, shihet se deri ku Serbia në fakt pretendon të shtrihet.

Sipas kësaj harte të prezantuar nga ky televizion, territori i Kosovës do të rrudhet ndjeshëm, raporton Gazeta Blic.

Kjo është harta që e ka prezantuar Televizioni serb.

 

Në anën tjetër, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai serb, Aleksander Vuçiq vazhdojnë të kërkojnë mbështetje vendore e ndërkombëtare për shkëmbime territoriale.

Për dallim nga ShBA-të që duket se nuk do të pengojnë realizimin e këtij skenari, kancelarja gjermane, Merkel ka dalë fuqishëm kundër kësaj ideje.

Deri më tani, presidenti i vendit nuk e ka mbështetjen e thuajse asnjë subjekti poliitk në Kosovë.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar luftë nëse preken kufijtë.

Ndërkaq Limaj e ka quajtur antikushtetuese idenë e Thaçit për shkëmbime territoresh.

Nga Lugina e Preshevës, tashmë kanë dalë liderët politik, pro idesë për ndërrime territoresh.