Tenderi i KQZ-së, “dëshmi” se zgjedhjet janë afër

30.04.2017 17:56:39

Ndonëse deklarimet e shumë deputetëve dhe politikanëve të pozitës e opozitës po flasin për zgjedhje të parakohshme, ende asnjë nga drejtuesit e partive politike që janë në koalicion qeverisës nuk e kanë bërë zyrtare faktin se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Por, një tender i Komisionit Qendror Zgjedhor institucioni që organizon procesin zgjedhor ka vënë në pah faktin se zgjedhjet e parakohshme do të ndodhin shumë shpejt.

Në një njoftim për dhënien e kontratës të KQZ-së i publikuar të premten, shihet se KQZ-ja tashmë ka bërë furnizim me zarfe dhe shtypje të aplikacioneve për regjistrimin e votuesve jashtë vendit.

Kontrata me kompanisë “Office Printy” pritet të nënshkruhet me 11 maj dhe ka një kosto prej 2,320 eurove.