Tentim grabitje në Prishtinë, roja kërcënohet me revole

18.08.2018 11:01:17

Pakë pa zbardhur mëngjesi i së premtes, persona të armatosur kanë tentuar të futën në një lokal në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se “Ankuesi mashkull K-Shqiptar punëtor sigurimi  ka raportuar se katër persona të armatosur kanë tentuar të futen brenda në lokal ku ishte duke bërë sigurimin e objektit, të dyshuarit i kishte drejtuar armën nga një largësi tre metra por nuk kanë shkrepur dhe më pas janë larguar në drejtim të pa njohur”.

Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është hapur për ‘tentim grabitje’.