Tentojnë të deponojnë para të falsifikuara në disa banka në Prishtinë

13.12.2016 11:14:09

Policia e Kosovës njofton se një femër punëtore në një bankë në Prishtinë, ka raportuar se i dyshuari mashkull ka deponuar një kartëmonedhë prej 100 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Monedha është konfiskuar nga njësitet policore, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Një tjetër rast siç raporton policia ka ndodhur në Prishtinë, ku  viktima femër punëtore në një bankë ka raportuar se në dy raste të ndara, gjatë numërimit të parave në pranim ka vërejtur se dy kartëmonedha nga 50 € dyshohet të jenë të falsifikuara.

Të dy kartëmonedhat e dyshuara janë konfiskuar.