Hashim Thaçi: Kosova dhe Kanadaja do ta kenë Marrëveshjen për Mbrojtje të Investimeve

22.11.2017 10:58:13

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se së shpejti Kosova dhe Kanadaja do ta kenë marrëveshjen për mbrojtjen e investimeve.

I pari i vendit përmes një postimi në Facebook ka thënë se kanë nënshkruar marrëveshje me këtë shtet.

“Kosova dhe Kanadaja së shpejti do ta kenë Marrëveshjen për Mbrojtje të Investimeve në mes dy vendeve tona. Me Ministrin për Tregti Ndërkombëtare të Kanadasë, François-Philippe Champagne, sot nënshkruam Letrën e Qëllimit të Mirë, e cila i paraprin kësaj marrëveshjeje. Bashkëpunimi ynë bilateral është duke u rritur në ekonomi, veçanërisht në fushën e minierave dhe investimet kanadeze kanë shumë rëndësi për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në Facebook.