“Tentojnë të vrasin të riun në Fushë-Arrëz, policia e Pukës fshehu atentatin” (VIDEO)

20.12.2016 20:40:33

Një video e një atentati të supozuar të ndodhur në korrik të vitit 2015 është publikuar para pak ditesh neper portale. Bëhet fjalë për një tentativë vrasjeje ndaj një të riu në Fushë-Arrëz”.

Por ish-kryeministri Sali Berisha shkruan sot ne Facebook, duke publikuar edhe videon: “video tronditese e nje atentati, marre nga policia Puke, qe deshmon fshehjen e vrasesve nga çunat e krimit”.

Ai ka publikuar edhe mesazhin e vete personit qe pretendon se i eshte bere atentat dhe identifikohet me emer dhe mbiemer. Ai akuzon edhe shefin e Komisariatit te Policise se Pukes si i lidhur me personat qe kane dashur ta vrasin sipas tij.

Viktima qe u shpetoi plumbave informon sa vijon:

“Mirmbrema Zoti Sali Berisha. Jam Ylber Gjinaj, banor i qytetit te Fushe Arrezit te Pukes. Vjet me eshte bere nje tentative vrasje nga dy vellezer, por fatmiresisht Zotit te madh kam shpetuar! Pasi kam mundesuar videon ta marre nga ambjentet e policise se Pukes me “Shoqeri” dua ndihmen tende pasi Policia e Pukes dhe prokuroria as qe e kane vendosur uijin ne zjarr per kete ngjare, madje jam detyruar une te largohem jashte vendit pasi personat qe donin te realizonin vrasjen kane lidhje familjare me shefin e komisariatit te policise se pukes Hamdi Shullanin.”

Te dashur miq, kjo eshte nje indiference kriminale, aleance e qarte e policise me vrasesit. Une i bej thirrje prokurorise se pergjithshme te nise hetimin per ndeshkimin e krimineleve dhe bashkepuntoreve te tyre ne zyrat e shtetit. sb”.

 

Nga pamjet e kamerave duket se si djali po vjen me një makine tip Audi dhe ndalon, kur befas pas tij vjen një makinë tip Mercedes-Benz.

Nga makina e dytë dalin dy të rinj me armë, ku njëri prej të cilëve duket se si e mbush pistoletën dhe qëllon dy herë ndaj djalit. Fatmirësisht objektivi i atentatit arrin të shpëtojë dhe i jep gaz makinës duke u larguar.

Por përveçse nuk arrijnë dot të realizojnë vrasjen, dy personat me sa duket nga emocionet, harrojnë të vendosin frenat e dorës te makina e tyre. Për pasojë në momentin që objektivi i atentatit largohet, njëkohësisht “largohet” edhe makina e tyre. Ajo bie në humnerë prej gati 50 metrash duke u bërë copë e çikë.